Karaqi, i shtati në garën e Stambollit

  • 20 May 2019 - 12:18
Karaqi, i shtati në garën e Stambollit

Alvin Karaqi ka përfunduar në pozitën e shtatë në garën Karate1 Series A, e cila është mbajtur gjatë fundjavës në Stamboll të Turqisë

Karateisti Alvin Karaqi, bursist olimpik për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, e ka zënë vendin e shtatë në garën Karate1 Series A, të mbajtur gjatë fundjavës në Stamboll të Turqisë, kategoria -84 kg, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Karaqi të dielën u mund nga kampioni i botës, kroati Ivan Kvesiq, të cilin e kishte mposhtur vitin e kaluar në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Alvini shënoi katër fitore, duke siguruar pikë Olimpike, sikurse bursistët tjerë, Fortesa Orana, që shënoi tri fitore e Orges Arifi dy.

Një fitore e pati edhe Ylli Cenaj, derisa garuesit tjerë u ndalën në raundin e parë. KOK iu uron më shumë suksese karateistëve tanë në garat e ardhshme.

(Kosova Sot Online)