Treshja e Juventusit kërkon largimin për shkak të Ronaldos

  • 20 May 2019 - 12:34
Treshja e Juventusit kërkon largimin për shkak të Ronaldos

Juventus mbylli një sezon që për pjesën më të madhe u cilësua i dështuar edhe pse fitoi për të 8-in vit radhazi kampionatin në Serie A.

Afrimi i Cristiano Ronaldos në merkaton e verës bëri bujë të madhe dhe portugezi u pa më shumë si një lëvizje për të arritur triumfin në Champions League, por që u ndalën nga Ajax.

Pesë herë fituesi i Champions League kaloi në Itali dhe klubi bardhezi u sigurua që gjithçka të rrotullohet rreth tij. Për çdo gjë duhet një mendim i CR7, loja rrotullohet rreth tij dhe suksesi i takon gjithmonë atij.

Kjo ka krijuar pakënaqësi tek grupi, që ndihen të trajtuar ndryshe dhe nuk shprehen dot lirshëm në fushë, ashtu siç bënin pa u afruar Ronaldo.

“Don Balon” dhe “Fox Sports” kanë bërë me dije se Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Alex Sandro janë të tre të zhgënjyer nga sjellja e klubit dhe kanë kërkuar që të largohen në fund të këtij sezoni.

Image

Për sulmuesin argjentinas ka shumë klube që interesohen, po ashtu edhe për mbrojtësin brazilian, ndërsa sulmuesi kroat është në dilemë sepse kohët e fundit rinovoi deri në vitin 2021 me “Zonjën e Vjetër”.

Largimi i trajnerit Allegri pritet të ndryshojë situatën, por e ardhmja e shumë lojtarëve tek Juventus është në ajër dhe një pjesë e madhe për shkak të trajtimit preferencial ndaj Ronaldos.

(Kosova Sot Online)