Kualifikimi në champions, kjo është arsyeja e fortë për vendin e tretë

  • 20 May 2019 - 13:34
Kualifikimi në champions, kjo është arsyeja e fortë për vendin e tretë

Objektivi i Interit është kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve: vendi i tretë apo i katërt, nuk bën shumë diferencë. E vërtetë për sa i përket synimit, por diçka megjithatë ndryshon në nivel ekonomik.

Pozicionimi në podiumin e Serisë A, në fakt, duhet të konsiderohet një stimul më shumë për zikaltrit. “Medalja e bronzit” do ishte jo vetëm një hap përpara krahasuar me sezonin e kaluar, por edhe disa miliona euro: vendi i tretë garanton 800.000 më shumë nga Liga Italiane, ku shtohen 2.5 milionët e të drejtave televizive dhe 2.5 nga UEFA. Në total, diçka më pak se 6 milionë euro.

(Kosova Sot Online)