Kroos: Nëse ai nuk më do, nuk do isha këtu

  • 20 May 2019 - 14:49
Kroos: Nëse ai nuk më do, nuk do isha këtu

Toni Kroos rinovoi edhe për një vit kontratën me Real Madridin (deri më 2023) dhe fill pas komunikimit zyrtar, mesfushori gjerman doli në konferencë për shtyp, ku sqaroi se rinovimi në këtë moment të vështirë do të thotë shumë për.

“Rinovimi në këtë moment është special për mua. Një shenjë e mirë nga klubi, me të cilin kam një marrëdhënie të veçantë”, tha fillimisht gjermani.

Biseda me Zidane - “Nuk do të them atë që Zidane më ka thënë mua, por mendoj se nëse ai do të kishte dyshime mbi të ardhmen time nuk do të ishim këtu duke folur tani.”

Pogba? – “Mund të flasim për shumë emra, por opinioni im nuk ndryshon. Unë do të luftoj gjithmonë për vendin tim. Kur jam në nivelin tim, nuk kam probleme.”

(Kosova Sot Online)