E konfirmon trajneri : Jemi në kontakte me Griezmannin

  • 20 May 2019 - 16:53
E konfirmon trajneri : Jemi në kontakte me Griezmannin

Valverde ka konfirmuar se Barcelona e ka kontaktuar tashmë Griezmann.

Pasi konfirmoi se ka ardhur koha t’i japë fund aventurës me Atletico Madridin, Antoine Griezmann, është afër që t’i bashkohet Barcelonës.

“Jugones” raporton nga burime të sigurta se Barça tashmë e ka gati kontratën për Griezmannin dhe mungon vetëm nënshkrimi, derisa trajneri, Ernesto Valverde, konfirmoi se janë në kontakte me futbollistin.

“Është e vërtetë se tashmë kemi kontaktuar lojtarin. Është e vërtetë se ka kontakte, por sezoni s’ka përfunduar ende. Pas finales së Kupës, do të kemi kohë për gjëra tjera”, tha Valverde.

“S’do të themi njëherë asgjë për lojtarët e ekipeve tjera. Ai (Griezmann) është lojtar i shkëlqyer, gjithmonë e kemi thënë këtë”.

Për 5 sezone në Atletico, Griezmann ka shënuar 133 gola në 256 paraqitje.

(Kosova Sot Online)