Studimi shkencor e vlerëson Messin te papërsëritshëm

  • 20 May 2019 - 17:10
Studimi shkencor e vlerëson Messin te papërsëritshëm

Studimet rreth Lionel Messit nuk ndalen, një kompani e kontaktuar nga televizioni spanjoll “TV3” ka analizuar futbollistët që i ngjajnë më shumë yllit argjentinas.

Në studim janë analizuar të dhënat nga 71,600 futbollistë, 2,300 skuadra dhe 73,000 ndeshje, për të gjetur se cili është lojtari që i përngjan Messit.

Për bazë janë marrë 12 faktorë: Pjesëmarrja në ndeshje, golat e shënuar në bazë të gjuajtjeve, përqindja e golave për ndeshje, gjuajtjet e bëra, topa të prekur në zonën kundërshtare, saktësia në pasime, pasime në gjysmëfushën kundërshtare, përqindja e asistimeve për ndeshje, pasime kyçe, përqindja e topave të humbur, presingu pa top dhe gjuajtjet e kompletuara.

Në bazë të të gjithë këtyre të dhënave ka rezultuar se Eden Hazard është lojtari që i përfarohet më shumë 5 herë fituesit të “Topi i Artë”, i ndjekur nga Mbappe dhe më pas Aguero.

Ja lista e plotë në bazë të ngjashmërisë në përqindje:

1 - Eden Hazard (Chlesea) – 92,7%

2 - Kylian Mbappé (PSG) – 91,3%

3 - Sergio Agüero (Manchester City) – 91,1%

4 - Angel Di María (PSG) – 90,5%

5 - Neymar (PSG) – 89,5%

6 - Mohammed Salah (Liverpool) – 89%

7 - Steven Berghuis (Feyenoord) – 88,9%

8 - Iago Aspas (Celta) – 88,3%

9 - Paulo Dybala (Juventus) – 88,2%

10 - Alexis Sánchez (Arsenal) – 88,1%

(Kosova Sot Online)