E çuditshme, tifozët e Reali festojnë që përfundoi sezoni

  • 20 May 2019 - 17:49
E çuditshme, tifozët e Reali festojnë që përfundoi sezoni

Ankthi për Madridin ka marrë fund, ka përfunduar sezoni i dytë më i dobët në histori të klubit.

Tifozët e Real Madridit kanë nisur të marrin frymë lirshëm me mbylljen e sezonit. Duke folur për “Jugones”, të irrituar me humbjen 0-2 në sfidën e fundit nga Betisi – ndër të tjera treguan se janë të lumtur që përfundoi gjithçka.

Ata festuan para “Santiago Bernabeu” për fundin e sezonit, dhe shpresojnë që sezonin e ardhshëm do të ndërtojnë një ekip që do të luftonte për trofe.

Ata brohorisnin koha për “pushime, pushime”.

Reali e mbylli sezonin me humbje në La Liga, e 12-ta në 38 xhiro dhe e 18-ta në të gjitha garat.

Ky rekord negativ i Real Madridit në sezonin 2018/19, do të shkruhet në librat e historisë si sezoni më i dobët në 20 vitet e fundit, nga 98/99 dhe si edicioni i dytë më i dobët (1994/95), një humbje larg sezonit më të keq ndonjëherë (19 humbje në sezonin 1984/85)..

(Kosova Sot Online)