Nëntë orë operacion për tetë fraktura nga një grusht i vetëm

  • 20 May 2019 - 19:08
Nëntë orë operacion për tetë fraktura nga një grusht i vetëm

Cosmo Alexandres i duhej vetëm një grusht për të dërguar Sage Northcutt në dhomën e operacionit.

Duke folur nëpërmjet Instagram-it, Northcutt ka zbuluar se ka pësuar tetë fraktura nga goditja vdekjeprurëse e Alexandre në ONE Championship: Enter the Dragon, duke e detyruar t’i nënshtrohet një operacioni që zgjati nëntë orë në Singapor.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi e Northcutt, që pas disfatës ndaj Mickey Gall në dhjetorin e kaluar. Talenti e tashmë është larguar duke shkuar te ONE Championship, pas periudhës së kaluar në UFC.

Shikoni videon e nokautit më poshtë.

(Kosova Sot Online)