Llapi realizon super transferimin e parë

  • 20 May 2019 - 20:04
Llapi realizon super transferimin e parë

Kampionati ka përfunduar por skuadra e Llapit vazhdon me punë. Kështu trajneri Tahir Batatina ka prezantuar dje transferin e parë për këtë vit. Fjala është për talentin Blendi Memaj.

Blendi Memaj ka kryer prezantimin e tij si futbollist i Llapit. Memaj ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Image

Blendi Memaj, 24 vjeç, i lindur më 02.01.1995 i gjatë 1.83m është mesfushor-sulmues dhe mund të luaj edhe si mesfushor qendror. Së fundmi ai ishte pjesë e Lirisë, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Besiktas U21 dhe Rabotnickin.

(Kosova Sot Online)