Ronaldo kështu e vlerëson sezonin e parë në Serie A

  • 20 May 2019 - 20:36
Ronaldo kështu e vlerëson sezonin e parë në Serie A

Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar profilin e tij në facebook për të folur pas arritjeve të fundit në Serie A me Juventusin.

Ylli portugez u transferua në verë nga Real Madridi te Juventusi për një shifër të raportuar prej 110 milionë eurove në total. Transferimi i Ronaldos doli të jetë i qëlluar pasi ai arriti të fitojë të gjithë trofetë shtetëror në Itali, ndërsa Reali dështoi në Spanjë.

Pas këtyre dy arritjeve, Ronaldo ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të folur, ku ka thënë se nuk do të ndalet deri sa ëndrra është e gjallë.

“Kampion në Angli, Spanjë dhe Itali … lojtari më i mirë në Angli, Spanjë dhe Itali….Nuk ka kufizime për arritjet kur ëndrra mbetet e gjallë çdo ditë që kalon! Deri në fund!!!”, ka shkruar Ronaldo në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, Ronaldo ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 13 asistime në 43 gola në të gjitha garat me Juventusin.

(Kosova Sot Online)