Atletico shumë afër yllit të Tottenham

  • 20 May 2019 - 20:49
Atletico shumë afër yllit të Tottenham

Atletico Madrid raportohet se është gati t’i rrëmbejë mbrojtësin anglez Kieran Tripper Napolit.

Sipas Radio Kiss Kiss Napoli, Rojiblancos po përgatisin një ofertë të majme për Tottenham dhe paratë nuk mungojnë pasi pritet të fitojnë 130 milionë euro nga shitja e Antoine Griezmann.

Napoli ka kohë që përflitet për interesin e 28-vjeçarit, teksa Daily Mail dhe Il Mattino kanë raportuar se është arritur marrëveshja personale e lojtarit me klubin italian, por mesa duket skuadra e La Liga-s mund të prishë gjithçka.

Ndërkohë, Manchester United gjithashtu interesohet për të blerë ish-lojtarin e akademisë së Manchester City-t..

(Kosova Sot Online)