Messi kurrë nuk lodhet së shënuari

  • 20 May 2019 - 20:55
Messi kurrë nuk lodhet së shënuari

Lionel Messi e ka fituar edhe një herë trofeun Pichichi si golashënuesi më i mirë i sezonit 2018/19 në La Liga dhe Sergio Roberto ka thënë për argjentinasin se “kurrë nuk lodhet së shënuari gola”.

Barcelona barazoi 2-2 në ndaj Eibarit në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të sezonit në La Liga.

Të dy golat e klubit Blaugrana u shënuan nga i përhershmi Messi, i cili shkoi në shifrën e 36 golave në La Liga këtë sezon.

Messi ishte larg golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Spanjë duke e fituar përsëri çmimin Pichichi.

Pas kësaj, bashkëlojtari i tij, Roberto ka folur disa fjalë të mëdha për sulmuesin argjentinas.

“Ai kurrë nuk lodhet së shënuari gola. Kjo e bën futbollin shumë më të lehtë dhe më të mirë për ne”, ka thënë Roberto.

(Kosova Sot Online)