United e kërkon si zëvendësues të Pogbas futbollistin që e do edhe Zidane

  • 20 May 2019 - 22:02
United e kërkon si zëvendësues të Pogbas futbollistin që e do edhe Zidane

Manchester United është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Paul Pogban. Ai është Tungay Ndombélé i Lyonit, të cilin e do edhe Zidane në Madrid.

Paul Pogba mund të largohet nga “Djajtë e Kuq” gjatë verës për t’u transferuar te Real Madridi i Zinedine Zidane.

Sipas “Manchester Evening News”, Manchester United tashmë ka gati emrin që do ta zëvendësojë Pogban, ai është Tungay Ndombélé i Lyonit.

Por, problemi është se përveç Pogbas, AS e MARCA ka kohë që raportojnë se Zidane e do edhe Ndombélén, që luan në pozitën e Casemiros.

Si Unitedi, ashtu edhe Reali – pritet të bëjnë shumë ndryshime gjatë verës.

(Kosova Sot Online)