Romagnoli: “Juventus? Jam i lumtur në Milan”

  • 20 May 2019 - 23:47
Romagnoli: “Juventus? Jam i lumtur në Milan”

Romagnoli nuk po mendon për Juventusin e as për ndonjë klub në Premierligë. Thotë se është i lumtur në Milan.

Në dy sezonet e fundit, Alessio Romagnoli, është shndërruar në një ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A, pas paraqitjeve mbresëlënëse me Milanin.

Së fundmi, 24-vjeçari është lidhur me një trasnferim të mundshëm në Juventus, por edhe te disa klube në Premierligë.

Por, kapiteni i kuqezinjve ka siguruar tifozët se është i lumtur në Milan dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.

“Jam i lumtur te Milan, do të mbetem këtu për sa kohë të jem i lumtur, më pas do të shohim,” shprehet mbrojtësi për Premio Gentleman.

“Klubi duhet të flasë për thashethemet, jo unë. Unë jam i lumtur këtu dhe jam kapiteni, kështu që kam arsye për të qëndruar”.

Romagnoli ka thënë ndër të tjera se sezoni nuk do të quhej i dështuar nëse s’do të arrihej kualifikimi në Champions League.

“Nëse nuk kualifikohemi në Champions League, atëherë do të mundohemi përsëri sezonin tjetër. Megjithatë ka mbetur edhe një ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë. Ne kemi besim te mundësitë tona. Do të japim më të mirën tonë ndaj SPAL të dielën dhe të shohim për rezultatet e tjera. E dimë që nuk është në dorën tonë”, u shpreh Romagnoli.

“Gattuso? Ka kaluar një vit të vështirë, por ai është një person i sinqertë. Ai na ka përmirësuar të gjithëve. E mori skuadrën në një situatë delikate dhe e ngriti atë”.

24-vjeçari ka bërë 40 paraqitje për Milanin këtë edicion në të gjitha garat, ka shënuar 2 gola.

(Kosova Sot Online)