Statistikat e zbulojnë futbollistin më të ngjashëm me Messin

  • 21 May 2019 - 10:01
Statistikat e zbulojnë futbollistin më të ngjashëm me Messin

Lionel Messi vlerësohet nga shumë persona si futbollisti më i mirë në botë dhe i pakrahasueshëm me të tjerët. Megjithatë, sipas të dhënave të Driblab, Eden Hazardi i Chelseat është lojtari më i ngjashëm me të.

Kompania Driblab e ka një model përmes së cilit i analizon lojtarët, për t’u ndihmuar trajnerëve në vendimmarrjen për transferime. Në TV3, kjo kompani e zbuloi se cili lojtar, nga gjithsej 71,600, është më i ngjashëm me Lionel Messin, pas analizimit të 73 mijë ndeshjeve.

Sipas gjetjeve të kësaj kompania, lojtari më i përafërt me Messin është Eden Hazardi i Chelseat. Belgu i ngjason argjentinasit për 92.7 për qind, ndërsa Kylian Mbappe dhe Sergio Aguero radhiten pas me 91.3 dhe 91.1 për qind ngjashmëri.

Për të arritur deri te kjo e dhënë, kompania i ka analizuar lojtarët në 12 këndvështrime: pjesëmarrjen në ndeshje, saktësia në goditjen e topit, shifra mesatare e golave të shënuar për ndeshje, numri i goditjeve, prekjet e topit brenda zonës së portierit kundërshtar, shifra mesatare e asisteve për ndeshje, pasimet kyçe, statistikat e humbjes së topit, presioni dhe goditjet brenda kuadratit të portës.

Hazardi e mposht Messin në vetëm tri prej këtyre 12 këndvështrimeve – ai e humb topin më pak, bën më shumë presion dhe driblon më shumë. Messi është më i mirë në nëntë aspektet e tjera.

Lojtarët e rinj më të ngjashëm me Messin janë Steven Bergwijn dhe Inais Hagi të PSV-së, dyshja e Barcelonës Dembele – Malcom dhe Ousasama Idrissi i AZ. 

(Kosova Sot Online)