Batatina sërish i “bombardon” me akuza drejtuesit e FFK-së

  • 21 May 2019 - 11:08
Batatina sërish i “bombardon” me akuza drejtuesit e FFK-së

Gara për titullin e kampionit të Kosovës tashmë ka përfunduar me triumfin e Feronikelit. Mirëpo, kritikat e ashpra të Tahir Batatinës ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nuk po e gjejnë fundit.

Donatori, përkatësisht trajneri i Llapit, thotë se drejtuesit e futbollit kosovar po i largojnë edhe ata pak donatorë nga futbolli me nevojë për para.

Ai e ka bërë një krahasim rreth ceremonisë së Juventusit me rastin e pranimit të trofeut të titullit të kampionit italian me atë skandaloze që ishte organizuar në Drenas kur Kupa ishte vendos në një tavolinë plastike.

“Kështu bëhet organizimi i titullit FFK… Nëse nuk dini mundeni me pyet sepse mjete keni duke i deklaruar në Kuvendin e Punës “Pesë milionë euro “ ndërsa titulli epet sikurse në kohen e okupimit sa ishte futbolli i Kosovës. A jeni duke e ditur se ne jemi pjesë e futbollit Evropian!!!! Mos i humbni investitorët, mos i zhgënjeni adhuruesit e futbollit dhe mos i fyeni futbollistët që derdhën djersen për 12 muaj rresht deri tek suksesi”, ka shkruar Batatina në “Facebook”. 

(Kosova Sot Online)