Dhjetë momentet më të rëndësishme në karrierën e Xavit

  • 21 May 2019 - 12:13
Dhjetë momentet më të rëndësishme në karrierën e Xavit

Xavi Hernandez u pensionua nga futbolli pas ndeshjes mes Al Saddit dhe Persepolisit në Ligën e Kampionëve të Azisë. Ai i dha fund një karrierë, gjatë së cilës i ka bërë 1114 paraqitje zyrtare dhe i ka fituar 34 trofe gjatë kësaj rruge.

39-vjeçari ishte njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm në skuadrën e Barcelonës dhe ekipit kombëtar të Spanjës për shumë vite me radhë, duke u ndihmuar të dy skuadrave në triumfe të shumta.

Këto janë dhjetë momentet më të rëndësishme që e përshkruajnë karrierën e frytshme të Xavit në futboll:

1. Debutimi me Barcelonën

Image

Louis van Gaal ia dha atij debutimin me Barcelonën më 18 gusht të vitit 1998, në një ndeshje kundër Real Mallorcas. Xavi, i cili pritej të ishte pasardhësi i Pep Guardiolës në mesfushë, e shënoi një gol, mirëpo Barcelona e humbi ndeshjen.

2. Trofeu i Kupës së Botës U-20 dhe medalja e argjendtë Olimpike

Në vitin 1999, ai e fitoi Kupën e Botës U-20, përkrah lojtarëve si Iker Casillas, Pablo Orbaiz dhe Carlos Marchena. Një vit më vonë, në Sydney, Spanja ishte nënkampionia në Lojërat Olimpike dhe Xavi e mori edhe një medalje të argjendtë.

3. Titulli i tij i parë i ligës

Ai e festoi titullin e parë të La Ligës në karrierën e tij në sezonin 1998/99 nën drejtimin e Louis van Gaalit, përkundër që nuk ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Barcelonës ende.

4. Rijkaardi ia ndryshon rolin

Image

Xavi hablando con Rijkaard antes del cambio – 20060430

Frank Rijkaard rrezikoi me një sistem 4-3-3, që ia dha Xavit lirinë në mesfushë, për shkak të lojtarëve të tjerë që aktivizoheshin më shumë në mbrojtje, si Edmilson, Marv Van Bommel, Edgar Davies dhe Tiago Motta. Bashkë me trajnerin holandez, katalonasit i fituan dy tituj të ligës, dy tituj të Superkupës së Spanjës dhe një titull të Superkupës Evropiane.

5. Trofeu i Ligës së Kampionëve 2009 dhe Guardiola

Xavi ishte në kulmin e karrierës së tij nën Pep Guardiolën, kur ata i fituan dy tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj të Kupës së Mbretit, tre tituj të La Ligës, tre tituj të Superkupës së Spanjës, dy tituj të Kupës së Botës për Klube dhe dy tituj të Superkupës së Evropës.

Triumfi në Romë, në vitin 2009, në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit ishte trofeu i parë i madh që Xavi e fitoi me Barcelonën, sukses ky në të cilin Xavi luajti rol mjaft të rëndësishëm.

6. EURO 2008

Image

ENTRENAMIENTO DE LA SELECCION ESPAÑOLA – 20070905

I rrethuar nga lojtarë si Andreas Iniesta, David Silva, Cesc Fabregas, David Villa – Xavi shkëlqeu në Kampionatin Evropian të vitit 2008, kur ia dha Spanjës trofeun dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i këtij turneu.

7. Kupa e Botës 2010

Përkundër ndryshimeve në stol dhe ardhjes së Vicente del Bosques, gjithçka në ekipin kombëtar të Spanjës dhe e njëjtë dhe “La Roja”e fitoi titullin e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, përsëri me ndihmën e Xavit.

8. Ëndrra e paplotësuar për Topin e Artë

Image

BARÇA – BETIS. 1/4 IDA COPA DEL REY, BALON DE ORO

Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Xavi ishin pretendentët kryesorë për Topin e Artë në vitin 2010. Përkundër paraqitjeve të Xavit atë sezon, argjentinasi ishte ai që e mori me vete këtë çmim.

9. Lojtari me më së shumti paraqitje për Barcelonën

Xavi ia dha lamtumirën Barcelonës si lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e klubit, me gjithsej 767. Karriera e tij në Barcelonë mori fund më 6 qershor të vitit 2015, kur ai e ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve, të katërtin në karrierë.

10. Fundi i rrugëtimit në Katar

Image

Pas 17 sezoneve në Barcelonë, Xavi u transferua në Al Sadd, ku ai e fitoi titullin e Stars League, titullin e Emir of Qatar Cup, të Kupës së Katarit, dhe të Kupës së Sheikh Jassim, në katër sezonet e tij në këtë klub.

(Kosova Sot Online)