Kosova mëson kundërshtarët e Botërorit

  • 21 May 2019 - 14:03
Kosova mëson kundërshtarët e Botërorit

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll do të luajë në Grupin C në kampionatin botëror të juniorëve që gjatë korrikut mbahet në Spanjë.

Në shortin e hedhur të martën, Kosova ka rënë në një grup me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin.

Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës do ta paraqitet në botëror. Pra është një sukses tjetër historik i hendbollit kosovar.

Kosova në short ishte në vazon e fundit. Shorti u hodh në Pontevedra të Spanjës.

Image

Në Grupin A janë Sllovenia, Spanja, Serbia, Tunizia, Japonia e SHBA-ja. Në grupin B garojnë Franca, Egjipti, Suedia, Nigeria, Korea e Australia. Ndërsa në grupin D garojnë Gjermania, Islanda, Norvegjia, Argjentina, Danimarka e Kili.

(Kosova Sot Online)