Ja goli më i miri në Premierligë për këtë edicion

  • 21 May 2019 - 15:04
Ja goli më i miri në Premierligë për këtë edicion

Anësori i Crystal Palace, Andros Toënsend, e ka fituar çmimin për golin më të mirë të sezonit në Premierligë për goditjen e tij spektakolare në fitoren me rezultat 3:2 si mysafir kundër Manchester Cityt.

Gjatë ndeshjes, topi i kishte rënë në këmbë Andros Toënsendit, i cili e kishte goditur atë menjëherë në stilin “vollej”. Ai e la të pandihmë portierin e Manchester Cityt, Edersonin.

Jeffrrey Schlupp dhe Luka Milivojevic i shënuar dy golat e tjera për Crystal Palace, ndërsa golat e Ilkay Gundoganit dhe Kevin de Bruynes nuk i mjaftuan Manchester Cityt ta mënjanonin humbjen e vetme në shtëpi gjatë sezonit 2018/19.

Goli i Toënsendit i mposhti golat si ai i Vincent Kompanys kundër Leicester Cityt, golin e Eden Hazardit kundër Ëest Hamit dhe golin e Aaron Ramsey, i cili e shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Fulhamit.

Pretendentët e tjerë ishte: Jean Michael Seri dhe Andre Schurrle të Fulhamit, Daniel Sturridge i Liverpoolit, Son Heung-Min i Tottenhamit, Fabian Schar i Neëcastle Unitedit dhe Anthony Knockaert i Brighton and Hove Albionit.

 

Goli që e fitoi këtë çmim nuk ishte i vetmi për Toënsendin këtë sezon, pasi që ai arriti të shënojë edhe në ndeshjet kundër Chelseat, Burnleyt, Liverpoolit, Cardiffit dhe Bournemouthit.

Ai luajti në të gjitha 38 ndeshjet e Crystal Palave këtë sezon në Premierligës. Klubi anglez arriti të renditet në pozitën e 12-të në tabelë, 15 pikë larg rënies nga liga.

Toënsend u transferua në Selhurst Park nga Neëcastle gjatë verës së vitit 2016 dhe ai ka arritur t’i shënojë 14 gola në 124 ndeshje në të gjitha garat, nëntë prej të cilave erdhën këtë sezon. Gjatë kësaj periudhe, ai i regjistroi edhe 22 asiste..

(Kosova Sot Online)