Bayerni e feston titullin më të vështirë me festën e lamtumirës për disa lojtarë

  • 21 May 2019 - 15:11
Bayerni e feston titullin më të vështirë me festën e lamtumirës për disa lojtarë

Bayern Munichu u detyrua të punojë shumë këtë sezon në Bundesligë. Mirëpo, tani që dy heronj po largohen, mbeten ende dyshime për të ardhmen e trajnerit.

Për dy minuta dhe 40 sekonda, gara ishte e ndezur. Ekzistonte drama e ditës finale për titullin e Bundesligës, për të cilën të gjithë neutralët – në rregull, të gjithë jo-tifozët e Bayern Munichut – dhe tifozët e Borussia Dortmundit kishin shpresuar, shkruan The Guardian.

Kjo garë për titull ishte e ndezur për një kohë të shkurtë në pjesën e dytë të lojës, pasi Sebastian Haller e shënoi golin e barazimit për Eintracht Frankfurtin në “Allianz Arena”. Kjo e përshkroi të gjithë sezonin në mikrokosmë. Nuk zgjati shumë.

Para se tifozët e Dortmundit të kishin mundësi të emocionoheshin, Bayerni iu përgjigj Eintracht me katër gola. Përkundër që rezultati i mërziti të gjithë jashtë Allianzit, askujt brenda stadiumit nuk i interesonte.

Ai stadium i jashtëzakonshëm ishte i mbuluar nga një flluskë feste, pasi që kampioni gjerman ishte detyruar të punojë shumë më shumë sesa zakonisht për ta siguruar titullin e shtatë radhazi të Bundesligës.

Image

Pasi fitorja u sigurua, festa për titull u shndërrua në festë për nderimin e dy lojtarëve, që kanë qenë ndoshta më të rëndësishmit në dekadën e fundit të Bayernit. Që të dy, Arjen Robben dhe Franck Ribery, arritën ta shënojnë nga një gol në këtë ndeshje.

Bayerni nuk do të jetë më i njëjtë pa Riberyn dhe Robbenin dhe largimi i tij do ta largojë nga mendja e tifozëve faktin se Dortmundi kishte qenë nëntë pikë para Bayernit në tabelën e Bundesligës.

Robery, i shoqëruar nga një grumbull i madh i familjarëve dhe shokëve, shpërtheu në lot në fushë, ashtu siç bëri edhe kampioni i tij, Uli Hoeness, në tribuna. Tani, lojtari i Bayernit me më së shumti tituj (nëntë), është e lehtë ta harrosh se çfarë ka kaluar Robery, kalimi nga ligat e vogla të Francës dhe telashet ligjore në Turqi. Kjo do të thoshte gjithçka për Riberyn.

Mënyra se si Robbeni tentonte fshehurazi t’i qulloste me birrë bashkëlojtarët dhe trajnerët e tij në festën për titullin e Bundesligës sugjeron se ai nuk e ka më të njëjtën shpejtësi që e kishte dikur.

Image

Kjo ishte dita e Riberyt dhe Robbenit. Shumë prej nesh kishim ngecur para televizorit, duke i shikuar festimet, në kërkim të ndonjë shenje për të ardhmen e tyre përmes gjuhës së trupit.

(Kosova Sot Online)