Guardiola ja ‘kerset’ këngës

  • 21 May 2019 - 15:44
Guardiola ja ‘kerset’ këngës

Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale shihet trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, duke vallëzuar në një skenë me disa këngëtare, pas triumfit në FA Cup.

Pas një sezoni të gjatë, Pep Guardiola e pati më në fund mundësinë ta shijojë veten dhe të argëtohet në paradën e Manchester Cityt për triumfet e këtij sezoni.

Manchester City po e festonte faktin se u bë ekipi i parë anglez që e fitoi tripletën vendore – titullin e Premierligës, titullin e FA Cup dhe titullin e Carabao Cup.

Guardiola u emocionua nga këto festime dhe në një moment ai edhe iu bashkua një grupi të këngëtareve në Katedralen e Mançesterit, të cilët e kishte huazuar Manchester City.

Triumfi në Carabao Cup ia kishte sjellë Manchester Cityt trofeun e parë për sezoni 2018/19, para se skuadra e Pep Guardiola të arrinte të shpallej kampion edhe në Premierligë, për të dytin sezon radhazi.

Një tjetër udhëtim për në stadiumin kombëtar të Anglisë, “Ëembley”, ua solli atyre edhe një trofe sonte, pasi që Manchester City e shkatërroi Ëatfordit, falë edhe ndihmës së Raheem Sterlingut, i cili shënoi het-trik.

Asnjë klub tjetër më parë nuk kishte arritur t’i fitonte të tri garat e Anglisë, megjithatë trajneri Guardiola beson se skuadra e tij mund të bëhet edhe më e mirë, tani që është hapur edhe afati kalimtar i verës.

“Ne duhet të përmirësohemi, gjithmonë ka hapësirë për përmirësime. Nuk ka asnjë kuptim që të qëndrosh i njëjtë”, ka thënë Guardiola për BBC Sport.

“Ishte një finale e mrekullueshme për ne dhe ne e përfunduam një sezon të mrekullueshëm. Një urim i madh për të gjithë njerëzit në klub, veçanërisht për lojtarët sepse ata janë arsyeja pse kemi fituar kaq shumë tituj”.

(Kosova Sot Online)