Prishtina krenohet me lojtarët e vetë, thumbon rivalët

  • 21 May 2019 - 15:49
Prishtina krenohet me lojtarët e vetë, thumbon rivalët

FC Prishtina, përkundër faktit se nuk arriti ta fitojë titullin e kampionit të Kosovës, i ka përgëzuar futbollistët për angazhimin dhe atë që e dhanë në sezonin që sapo përfundoi.

Bardhekaltrit i kanë përgëzuar lojtarët e tyre për sakrificën, duke shtuar se gjithçka çka kanë arritur këtë sezon, e kanë arritur vetëm me mund dhe pa ndihmën e askujt.

“Kokën lartë! Të gjithë ata që iu njohin e din sa keni sakrifikuar për një vit gara. Krejt çfarë keni arritur e keni arritur vetëm me mundin tuaj. Humbja e titullit dhemb shumë, por mundin në 32 ndeshjet tjera askush s’mund t’ua humb. Gjenerata juaj do të mbahet në mend për çiltërsinë dhe karakterin e lartë që keni treguar. FC Prishtina ka vite që nuk ka pasur ekip më unik e të bashkuar, të drejt moralisht e sportistë të vërtet. Kokën lartë djema, vazhdojmë përpara!”, ka shkruar klubi Bardhekaltër në grupin e tij në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)