Muriç: Çfarë viti, e dua këtë ekip

  • 21 May 2019 - 16:21
Muriç: Çfarë viti, e dua këtë ekip

Portieri shqiptar, Arijanet Muriç e ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet me bashkëlojtarët e tij duke i festuar sukseset e këtij se zoni me Manchester Cityn

Arijanet Muriç po e shijon çdo moment. Portieri i Kosovës arriti t’i fitojë dy trofe brenda pak ditësh me Manchester Cityn.

Portieri shqiptar nga Mali i Zi para pak ditësh e fitoi titullin e kampionit në Premierligë me “Citizens”, ndërsa më pas e fitoi edhe një trofe tjetër, FA Cup pas fitores me rezultat të thellë, 6:0 ndaj Watfordit.

Dhe, kontingjenti i Cityt parakaloi me autobus të hapur, siç është bërë traditë, në rrugët e qytetit të Manchesterit duke e mbyllur kështu një sezon fantastik.

“Çfarë viti. E dua këtë ekip”, ka shkruar Muriç në Instagram.

Portieri shtatgjatë nuk pati hapësira të mjaftueshme në “Etihad Stadium” në sezonin që po e lëmë pas, por sa herë ia dha rastin trajneri Pep Guardiola, e arsyetoi atë dhe ia shpagoi besimin.

Nuk dihet ende nëse Muriç do të vazhdojë të luajë tek City edhe sezonin tjetër apo do të huazohet në një ekip më mesatar për të luajtur në vazhdimësi.

Sidoqoftë, Muriç, i cili debutoi tek “Dardanët” në vitin 2018, shihet si e ardhmja e Manchester Cityt, por edhe e Përfaqësueses së Kosovës.

(Kosova Sot Online)