PSG-ja dhe Man City duhet të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

  • 21 May 2019 - 17:26
PSG-ja dhe Man City duhet të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë lodra të një shteti, të cilat duhet të përjashtohen nga gara evropiane për shkelje të rregullave të Financial Fair Play, ka thënë presidenti i La Ligës, Javier Tebas.

Tebas, i cili e ka udhëhequr ligën elitare të futbollit spanjoll në gjashtë vjetët e fundit, po ashtu i paralajmëroi klubet angleze se do të bëjnë gabim të madh nëse e mbështesin propozimin për krijimin e një Superlige Evropiane, për të cilin ai beson se do ta shkatërronte futbollin vendor.

Ai i ruajti kritikat më të ashpra për Manchester Cityn dhe PSG-në, të cilat i paralajmëroi se po e vënë në rrezik tërë industrinë e futbollit me fuqinë e tyre masive të shpenzimeve dhe sjelljen.

“Ka klube të cilave nuk u bën aspak se çfarë të ardhurash kanë vërtet kur duan ta blejnë një lojtar, sepse ato marrin para nga të ardhurat e një shteti”, tha Tebas duke i përmendur emrat e City dhe PSG-së.

“Kjo i detyron klubet e tjera të futen në një situatë ekonomike, e cila i vë ato buzë falimentimit”, shtoi ai.

“Ky nuk është më sport. Kjo nuk është më industri. Është bërë më shumë si lodër; lodër e një shteti. Dhe kur bëhet lodër, fëmijët fillojnë të luajnë me fëmijët e tjerë. Kështu e shkatërron tërë sistemin”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)