Pse ndryshoi Munishi? Dikur fliste për kurdisje, tash akuzon ata që flasin për kurdisje

  • 21 May 2019 - 19:21
Pse ndryshoi Munishi? Dikur fliste për kurdisje, tash akuzon ata që flasin për kurdisje

Trajnerit i mirënjohur kosovar Ismet Munishi nuk po i pëlqejnë gazetarët kur flasin për trukime të ndeshjeve.

Ai thekson se gazetarët duhet të kenë kujdes pasi kanë nisur të luajnë rolin e gjykatësit dhe po japin konstatime për kurdisje të ndeshjeve pa asnjë fakt.

Megjithatë 3 vite më parë kur Munishi ishte trajner i Hajvalisë, kishte akuzuar gazetarët që nuk po shkruajnë për kurdisje.

“Këtu nuk ka as analistë as gazetarë sportivë, për arsye se nuk po e pasqyrojnë realitetin e futbollit të Kosovës. Qe një muaj flitet në të gjitha qarqet e futbollit se ne nuk kemi gjasa të dalim kampionë! Pse nuk del asnjë analist apo gazetar që nuk e pasqyron realitetin. Pse nuk po e pasqyroni realitetin, që blihen ndeshjet, blihen referët?!”, kishte deklaruar Munishi pas humbjes me Prishtinën në prill të vitit 2016.

(Kosova Sot Online)