Argjentina e publikon listën zyrtare, s’ka vend për yllin e madh

  • 21 May 2019 - 20:02
Argjentina e publikon listën zyrtare, s’ka vend për yllin e madh

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, nuk është ftuar në skuadrën e cila do ta përfaqësojë Argjentinën në Kupën e Amerikës muajin e ardhshëm, por Paulo Dybala ia ka dalë.

Icardi ka qenë zgjedhje e diskutueshme për Argjentinën, për siç thuhej marrëdhënieve të tij me Lionel Messin, i cili nuk e konsideron atë të mirëseardhur për shkak të aferës me Wanda Naran në kohë kur kjo e fundit ishte e martuar me mikun e yllit të Barçës, Maxi Lopezin.

Megjithatë, Icardi nuk ka pasur një pjesë të dytë të mirë të sezonit me Interin, pas probleme rreth shiritit të kapitenit, sulmuesi nuk ka shënuar gol nga loja e hapur që prej dhjetorit.

Ndërkohë, bashkëlojtari i tij te Interi, Lautaro Martinez, dhe sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, janë ftuar.

Dybala ia ka dalë edhe pse nuk ka pasur një sezon të mirë me kampionin italian.

Natyrisht vend ka për Messin, i cili është në kërkim të trofeut të parë të madh me Kombëtaren.

Kupa e Amerikës do të mbahet nga 14 qershori deri më 7 korrik në Brazil. Argjentina është në grup me Kolumbinë, Paraguain dhe mysafirin e veçantë, Katarin, në Grupin B.

Lista e plotë prej 23 lojtarëve e Argjentinës.

Portierë: Armani (River), Andrada (Boca) and Marchesín (América).

Mbrojtës: Casco (River), Foyth (Tottenham), Funes Mori (Villarreal), Otamendi (Manchester City), Pezzella (Fiorentina), Saravia (Racing) and Tagliafico (Ajax).

Mesfushorë: Acuña (Sporting Portugal), De Paul (Udinese), Di Maria (PSG), Lo Celso (Betis), Palacios (River), Paredes (PSG), Pereyra (Watford) and Rodríguez (América).

Sulmues: Dybala (Juventus), Lautaro Martinez (Inter), Messi (Barcelona) and Matías Suárez (River).

Image

(Kosova Sot Online)