Kluivert ia tregon qytetin e Barcelonës De Jongut

  • 21 May 2019 - 20:51
Kluivert ia tregon qytetin e Barcelonës De Jongut

Frenkie de Jong dhe Patrick Kluivert u takuan në Barcelonë dhe ish-sulmuesi i gjigantit katalonas i tregoi qytetin mesfushorit të ri holandez.

De Jong, i cili ka qenë në Katalonjë në ditët e fundit, pati rastin të bashkohet me Kluivertin, i cili i dha disa këshilla për kalimin nga Ajaxin në Barcelonë, pasi edhe vetë e kishte bërë të njëjtën gjë duke iu bashkuar Barçës nga Milani më 1998.

Mesfushori 22-vjeçar, e dashura e tij, Kluivertm bashkëshortja tij dhe fëmija i tyre Shane, i cili momentalisht luan në akademinë e Barcelonës, u fotografuan së bashku dhe e postuan foton në rrjetet sociale.

42-vjeçari i kaloi dy periudha në klubin katalonas, si lojtar dhe si trajner, dhe tani do ta ndihmojë De Jongun të adaptohet në mjedisin e ri.

(Kosova Sot Online)