Gruaja e Iker Casillas njofton se po e lufton kancerin

  • 21 May 2019 - 22:00
Gruaja e Iker Casillas njofton se po e lufton kancerin

Bashkëshortja e Iker Casillasit ka njoftuar se është duke e luftuar kancerin vezor, vetëm tri javë pasi legjenda spanjolle i mbijetoi një sulmi në zemër gjatë stërvitjes me klubin e tij, Porto.

Sara Carbonero e dha lajmin tronditës përmes një njoftimi në llogarinë e vet zyrtare në rrjetet sociale.

Ajo shkroi në Instagram, në një letër emocionale më pak se tri javë pasi burri i saj e pësoi një sulm në zemër teksa po stërviste me Porton, se: “Ende pa e marrë veten nga një tronditje, jeta na befasoi përsëri”.

“Këtë herë mua, ajo fjalë gjashtëshkronjëshe që e kam ende të vështirë ta shkruaj”, shtoi ajo.

“Disa ditë më parë, gjatë një kontrolli, doktorët zbuluan një tumor vezor dhe tani unë jam operuar. Cdo gjë ka dalë në rregull dhe fatmirësisht e zbuluam me kohë, por ende i kam edhe disa muaj për të luftuar. Jam e qetë dhe kam besim se çdo gjë do të jetë në rregull. E di që rruga do të jetë e vështirë por po ashtu do të ketë përfundim të lumtur”, theksoi ajo.

35-vjeçarja i ka dy djem me Casillasin.

Image

(Kosova Sot Online)