Ozil e gëzon tifozin e sëmurë, duke e ftuar në shtëpinë e vet

  • 22 May 2019 - 10:03
Ozil e gëzon tifozin e sëmurë, duke e ftuar në shtëpinë e vet

Mesut Ozil e ka ftuar tifozin e Arsenalit, Callum Axford, për një vizitë në shtëpinë e vet, për ta befasuar atë.

Callum Axford, nga Essex, u lind para kohe dhe tani vuan nga disa sëmundje kronike të mushkërive dhe nga paraliza qelizore

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Callum detyrohet të shkojë në spital shpeshherë për kontrollime dhe për t’i monitoruar mushkëritë e tij. Kështu që kur prindërit i thanë se po shkonin në spital, ai nuk dyshoi për asgjë.

Megjithatë, takimi, i organizuar nga shoqata bamirëse për fëmijë “Rrezet e Diellit”, nuk ishte me mjek por me lojtarin e tyre të preferuar, Mesut Ozilin.

Ozili është ambasador te “Rrezet e Diellit” dhe e ka takuar Callumin edhe disa herë të tjera. Tani, mes tyre është krijuar një lidhje e veçantë dhe futbollisti gjerman me origjinë turke vendosi ta ftojë atë në shtëpi.

“Ishte një gjë e mrekullueshme ta surprizojë shokun tim, Callumin, në shtëpinë time. Gjithmonë e shijoj kohën time të veçantë me @raysofsunshincecc”, shkroi Ozil në Twitter, mbi videon e publikuar.

(Kosova Sot Online)