E la Serbinë dhe e zgjodhi Kosovën, serbët të shokuar me vendimin e talentit shqiptar

  • 22 May 2019 - 10:38
E la Serbinë dhe e zgjodhi Kosovën, serbët të shokuar me vendimin e talentit shqiptar

Arton Zekaj ka vendosur t’i bashkohet Kosovës U-21 pasi kishte luajtur më parë për ekipin U-17 të Serbisë, ku ishte edhe kapiten. Serbët kanë mbetur të shokuar me vendimin e talentit shqiptar

Arton Zekaj ka vendosur përfundimisht të luajë për Kosovën

Talenti shqiptar është lindur në Beograd dhe ishte rritur në Serbi, vend të cilin e kishte përfaqësuar në grupmoshat U-17, ku ishte edhe kapiten.

Mirëpo, 19 vjeçari së fundmi e zgjodhi Kosovën pasi nuk pati shenja se do të ftohej nga ekipi U-21 apo A i Serbisë.

Dhe, me vendimin e tij janë shokuar serbët.

Mediat e vendit fqinj kanë shkruar për një vendim, sipas tyre të pazakontë dhe të papritur.

“Futbollisti serb vendosi ta lë Serbinë. Ai e ka thënë fjalën e tij dhe e ka shokuar opinionin me vendimin për të luajtur për Kosovën”, shkruan e përditshmja serbe “Alo” në versionin e saj online.

Edhe mediat tjera serbe i kanë kushtuar rëndësi dhe hapësirë vendimit të mesfushorit defanziv të ekipit francez Lille, duke e akuzuar atë për vendimin e marrë, sipas tyre, për të luajtur për një të ashtuquajtur shtet.

Megjithatë, Kosova është bërë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s nga viti 2016 dhe i gëzon të drejtat si të gjitha vendet tjera në botë. 

(Kosova Sot Online)