Interi zbulon fanellat e reja

  • 22 May 2019 - 10:52
Interi zbulon fanellat e reja

Interi i ka zbuluar fanellat për sezonin e ardhshëm, të cilat vijnë me shumë ndryshime në krahasim me fanellat e sezoneve të fundit.

Fanella e parë e Interit për sezonin e ardhshëm përbëhet nga një kollare e bardhë për herë të parë që nga sezoni 2006/07, dhe si zakonisht janë vijat vertikale që e mbulojnë fanellën.

Pantallonat e shkurta janë të zeza dhe çorapet janë të gjysmë të kaltra, me një vijë të bardhë në mes.

Megjithatë, ndryshimi më i vërejtshëm janë vijat diagonale prapa logos Pirelli.

“Interi e ka një identitet të fuqishëm në shtëpi, kështu që sfida ishte t’i ekzekutojmë ato vija ikonike në një mënyrë më moderne, mirëpo duke e respektuar traditën”, ka thënë Pete Hoppins, disenjatori i Nike Football Apparel.

“Ne i shikuan vijat ikonike diagonale të përdorura në fanellën e dytë të vitit 1989, si dhe emblema e vjetër e klubit na frymëzuan që ta bëjmë këtë fanellë klasike, por edhe pak moderne”.

Zikaltrit do ta veshin këtë fanellë, e cila do të dalë në shitje nesër, për herë të parë në ndeshjen kundër Empolit, të dielën. 

(Kosova Sot Online)