Klubi i La Ligas e do Vedat Muriqin, ofron 4,5 milionë euro

  • 22 May 2019 - 11:05
Klubi i La Ligas e do Vedat Muriqin, ofron 4,5 milionë euro

Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane. Krahas Fenerbahçes në Turqi e Toulouse në Francë, sulmuesin kosovar e duan edhe në La Liga

Vedat Muriqi është njëri prej sulmuesve më të mirë në Superligën turke të futbollit.

Sulmuesi kosovar ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 7 asistime në 33 ndeshje në kampionatin turk.

Dhe, këto statistika impresionuese kanë bërë që prizrenasin ta kërkojnë klubet e njohura evropiane.

Ditë më parë flitej se Muriqi ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen.

Ndërkohë, drejtuesit e Toulouse në Francë e kishin pranuar se janë të interesuar për përfaqësuesin kosovar.

Por, së fundmi mediat turke shkruajnë se interesim për Muriqin ka shfaqur edhe klubi nga La Liga, Real Betis.

Madje, sipas të përditshmes turke “Sabah”, klubi spanjoll ia ka ofruar Rizesporit 4,5 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.

Tash i takon Fenerbahçes ta rrit ofertën për Muriqin apo të shikojë pista tjera pasi Rizespori synon të fitojë sa më shumë para nga shitja e yllit të tij.

(Kosova Sot Online)