Dilema e Valverdes: Të shkojë apo të qëndrojë

  • 22 May 2019 - 12:00
Dilema e Valverdes: Të shkojë apo të qëndrojë

Javën e kaluar, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, sugjeroi se Ernesto Valverde do të mbetet në stolin e Camp Nou edhe për sezonin e ardhshëm, vetëm disa ditë pasi vetë trajneri kishte komentuar për të ardhmen e tij.

Ernesto Valverde e sqaroi në dy konferenca për shtyp se ai nuk e kishte shqyrtuar asnjëherë mundësinë e dhënies dorëheqje dhe se mezi po e pret sezonin e ardhshëm, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, përkundër që ai sapo e ka rinovuar kontratën e tij me klubin katalonas, dyshimet për të ardhmen e tij në Barcelonë u shtuan pas disfatës dhe eliminimit tronditës në Ligën e Kampionëve nga Liverpooli.

Finalja e Kupës së Mbretit, të shtunën, ia jep mundësinë Valverdes që ta përfundojë sezonin me dy trofe. Nëse ai arrin ta dëshmojë veten si trajner në këtë ndeshje, atëherë finalja mund të rezultojë si ndeshja ku ai i hesht kritikët e vet.

Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Valverde. Ai nuk i ka të gjitha gjërat e kërkuara për të vazhduar, si mbështetjen e të gjithëve të përfshirë në Barcelonë, dhe pas kolapsit në Anfield ishte raportuar se ai do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Largimi i tij mund të bëhet realitet nëse “Blaugranët” dështojnë në finalen e Kupës së Mbretit, pasi që presidenti Bartomeu mund ta ndryshojë mendjen dhe ta fillojë kërkimin për një trajner të ri.

Rezultati i finales së Kupës së Mbretit do të ketë ndikim të madh në planet e klubit për këtë verë. 

(Kosova Sot Onlne)