FFK – UEFA, me strategji për futbollin e Kosovës

  • 22 May 2019 - 12:09
FFK – UEFA, me strategji për futbollin e Kosovës

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) sot e kanë pritur në selinë e vet shefin e Divizionit të Federatave Kombëtare të UEFA-s, Thierry Favre.

Në takim me zyrtarin e lartë të UEFA-s, i cili po e viziton Kosovën, morën pjesë presidenti i i FFK-së Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

FFK-ja ka njoftuar për këtë takim përmes faqes zyrtare, ku ka treguar edhe çfarë u bisedua në këtë takim.

“Gjatë këtij takimi është biseduar për projektet e realizuara deri më tash si dhe për projektet që e presin në të ardhmen FFK-në në partneritet me UEFA-n”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja.

“Po ashtu, u diskutua edhe për të arriturat dhe për strategjinë katërvjeçare të futbollit të Kosovës”.Në orën 14:00 në selinë e FFK-së, do të mbahet konferencë e përbashkët për media.

(Kosova Sot Online)