Trofeu i shkatërruar? Kamera e fshehur e Man Cityt i lë tifozët të shtangur

  • 22 May 2019 - 12:16
Trofeu i shkatërruar? Kamera e fshehur e Man Cityt i lë tifozët të shtangur

Sergio Aguero dhe Kevin de Bruyne i mashtruan tifozët e Manchester Cityt, të cilët i bënë të besojnë se e rrëzuan aksidentalisht trofeun e Premierligës nga ballkoni.

Videot e këtij rrengu u shpërndanë nëpër rrjetet sociale këtë javë. Aty shihej dyshja e Manchester Cityt duke mbetur e tronditur pasi trofeu bie dhe shkatërrohet në tokë.

Grupi i ftuar i tifozëve të Manchester Cityt, i cili kishin ardhur për t’u takuar me Agueron dhe De Bruynen, nuk mund t’u besonin syve kur dy futbollistët u duk se e humbën kontrollin e trofeun në mënyrë aksidentale, gjatë kohës sa po pozonin për fotografi.

Megjithatë, që nga atëherë, klubi anglez e ka publikuar një video për të zbuluar se e gjitha ajo ngjarje ishte pjesë e një rrengu të planifikuar më parë.

Tifozët e Manchester Cityt mbetën të tronditur pasi trofeu i rremë ra në tokë, mirëpo shumë prej tyre nuk e pranuan se nuk e kishin kuptuar që trofeu nuk ishte i vërteti, përkundër që reagimi i tyre ishte i incizuar.

Por, nuk ishin vetëm tifozët e Manchester Cityt ata që u bënë viktima të këtij rrengu, pasi që shumë mediume raportuan se trofeu i vërtetë i Premierligës ishte shkatërruar, për shkak të videos që po qarkullonte në rrjetë sociale.

(Kosova Sot Online)