Talenti shqiptar mbetet jashtë ekipit të Gjermanisë, mund t’i bashkohet Kosovës

  • 22 May 2019 - 12:28
Talenti shqiptar mbetet jashtë ekipit të Gjermanisë, mund t’i bashkohet Kosovës

Mesfushori 20-vjeçar Meritan Shabani ka mbetur jashtë skuadrës së ekipit kombëtar të Gjermanisë U-21, për ndeshjet e Kampionatit Evropian U-21, që zhvillohet këtë verë në Itali dhe në San Mariono.

Mungesa e Shabanit në skuadrën prej 27 lojtarëve të ftuar për të marrë pjesë në EURO U-21 nga trajneri Stefan Kuntz bën që shtohen edhe më shumë spekulimet se Shabani mund t’i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës.

Shabani debutoi për Gjermaninë U-21 më 12 tetor të vitit 2018. Që nga atëherë ai i ka zhvilluar dy ndeshje për këtë skuadër, ndërsa ka munguar në dy ndeshjet e fundit. Ndeshjen e parafundit mungoi për shkak të një lëndimi muskulor, ndërsa për atë të fundit trajneri vendosi ta lë jashtë skuadrës.

(Kosova Sot Online)