Real Madridi i vazhdon kontratën edhe një futbollisti tjetër

  • 22 May 2019 - 17:22
Real Madridi i vazhdon kontratën edhe një futbollisti tjetër

Pas Toni Kroos e Raphael Varane, edhe Nacho ia ka përkushtuar të ardhmen Real Madridit, duke e zgjatur kontratën me Los Blancos të mërkurën pasdite.

Kontrata aktuale e mbrojtësit spanjoll do të mbarojë në fund të vitit 2021, por lojtari dhe klubi kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri më 30 qershor 2022.

Bisedimet për zgjatjen e kontratës kanë vazhduar gjatë sezonit dhe në ditët e fundit është arritur pajtimi dhe tani pritet vetëm njoftimi zyrtar i Real Madridit, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”.

Trajneri Zinedine Zidane e ka dhënë dritën e gjelbër për vazhdimin e kontratës së Nachos, sepse dëshiron ta mbajë atë në klub si pjesë e mbrojtjes së përbërë nga Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Eder Militao.

Lëndimet e shumta kanë bërë që spanjolli të zhvillojë shumë pak ndeshje këtë sezon, gjë që nuk i kishte ndodhur më parë në karrierë.

Nacho iu bashkua Real Madridit në vitin 2011, kur Jose Mourinho ishte trajner i skuadrës.

(Kosova Sot Online)