Mourinho: Nuk shkoj te Juventusi

  • 22 May 2019 - 17:30
Mourinho: Nuk shkoj te Juventusi

Jose Mourinho thuhet se ka vendosur që të largohet nga lista si kandidat për t’u bërë trajner i ardhshëm i Juventusit, kjo për shkak të së kaluarës së tij me Interin.

Sipas AS, Cristiano Ronaldo e propozoi Mourinhon te bordi i Juventusit si një zëvendësim të mundshëm për Max Allegrin.

Mourinho dhe Ronaldo kishin marrëdhënie të shkëlqyera te Reali. Ronaldo thuhet se ka shprehur besimin se tij për Mourinhon dhe se do t’i ndihmonte bardhezinjtë në luftën për Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, gazeta shkruan se ai nuk është i përgatitur për ta thyer raportin e tij me klubin dhe tifozët e Interit.

Nerazzurrët kanë bërë histori me Jose Mourinhon para nëntë viteve në Ligën e Kampionëve, duke i fituar të gjithë trofetë.

Që nga ajo kohë Interi nuk ka fituar asnjë.

(Kosova Sot Online)