Guardiola gjen pasardhësin e Kompany, por ka një kleçkë

  • 22 May 2019 - 17:58
Guardiola gjen pasardhësin e Kompany, por ka një kleçkë

Pep Guardiola po mundohet të blejë Harry Maguire pas largimit të legjendës së klubit Vincent Kompany. Sipas Daily Mail, trajneri madje e ka objektivin kryesor qendërmbrojtësin 26-vjeçar të Leicester City-t.

Problemi është ky: vetëm gjatë shtatorit të kaluar anglezi firmosi një kontratë pesëvjeçare me Dhelprat.

Kështu që Leicester do të kërkojë një shifër të lartë për të hequr dorë prej një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Maguire mund të kthehet në qendërmbrojtësin më të shtrenjtë të historisë pasi mund të kushtojë më tepër se Virgil van Dijk i cili u ble për 85 milionë euro.

(Kosova Sot Online)