Gareth Bale nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Real Madridi

  • 22 maj 2019 - 18:08
Gareth Bale nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Real Madridi

Gareth Bale nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi këtë verë, përkundër se ka marrëdhënie shumë të këqija me trajnerin Zinedine Zidane dhe klubin, sipas të përditshmes spanjolle “AS”.

Ndeshja e fundit e Real Madridit kundër Real Betisit në La Liga të dielën e kaluar, e ka krijuar një situatë që pritet të jetë e tensionuar gjatë gjithë kësaj vere.

Madridi dëshiron që Gareth Bale të largohet nga klubi, por uellsiani ndihet i rehatshëm në kryeqytetin spanjoll. Ai i ka edhe tri vjet të mbetura në kontratën e tij aktuale me klubin dhe merr pagë vjetore tejet të majme, 14.5 milionë euro neto.

Dhe siç bën çdo futbollist kur nuk dëshirohet më nga klubi i vet, edhe Bale është i vendosur të mos largohet për asnjë cent më pak.

Bale kishte dashur t’u thoshte lamtumirën tifozëve në Bernabeu në ndeshje kundër Betisit. Ai i ka pasur gjashtë vjet intensive në klub, edhe pse ia ka zhvilluar vetëm 53 për qind të minutave në total që prej transferimit nga Tottenhami.

Ai ndien se i ka pasur disa momente të rëndësishme, si goli i fitores ndaj Barcelonës në finale të Kupës së Mbretit më 2014, goli në kohën shtesë kundër Atletico Madridit në finale të Ligës së Kampionëve në Lisbon dhe dy golat në finale të Champions kundër Liverpoolit më 2018.

Një burim i AS ka thënë se Bale nuk do të largohet. “Bale nuk do të shkojë askund”.

(Kosova Sot Online)