Këto janë çiftet dhe vendi i ndeshjeve të barazhit

  • 22 May 2019 - 19:12
Këto janë çiftet dhe vendi i ndeshjeve të barazhit

Ramiz Sadiku dhe Bashkimi i Koretinit të Kamenicës janë dy skuadrat e Ligës së Parë që kanë mbetur në barazh për të mbijetuar në këtë ligë, të paktën edhe një edicion.

Ndërkohë, nga Liga e Dytë, në të dyja grupet janë Dardana dhe Rahoveci. Çiftet e barazhit janë, Ramiz Sadiku – Dardana dhe Bashkimi – Rahoveci.

Takimet pritet të luhen në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.

(Kosova Sot Online)