Tenton t’i ngrejë 250 kg, peshëngritësi rus pëson thyerje të trefishtë të këmbës

  • 22 May 2019 - 19:43
Tenton t’i ngrejë 250 kg, peshëngritësi rus pëson thyerje të trefishtë të këmbës

 

Një peshëngritës rus ka pësuar thyerje të tmerrshme të këmbës në përpjekje për të ngritur pesha të rënda në një ngjarje të peshëngritjes.

Yaroslav Radoshkevich e theu këmbën në tri vende gjatë Kampionatit Eurasian, i mbajtur në Rusi.Ai u lëndua në tentimin e tij të tretë për t’i ngritur 250 kilogramë, pasi në dy përpjekjet e para kishte dështuar.

Radoshkevich ka thënë se ky dëmtim i rëndë më gjasë do ta detyrojë atë të pensionohet.

“Zor se do t’i kthehem këtij sporti pas këtij lëndimi të tmerrshëm. Kam arritur shumë por mbase do të më duhet të pensionohem nëse rehabilitimi zgjat gjashtë muaj”, tha ai.

Për më shumë shikojeni pamjet në vazhdim.

(Kosova Sot Online)