Gara Champions, zbulohet motivi pse Sassuolo dhe SPAL do të luajnë fort!

  • 22 maj 2019 - 20:52
Gara Champions, zbulohet motivi pse Sassuolo dhe SPAL do të luajnë fort!

Duket sikur Inter-Empoli do të jetë ndeshja e vetme "e vërtetë" nga tre ndeshjet që vendosin fatet e Champions (SPAL-Milan dhe Atalanta-Sassuolo), por nuk është edhe kaq e lehtë të përkufizohet kështu.

Sigurisht, Sassuolo dhe SPAL kanë siguruar mbijetesën dhe nuk janë as në garë për një vend në Europa League. Megjithatë, kanë motivim paratë...

Si Atalanta, ashtu edhe Milani, që në letër duket sikur kanë marrë nga 3 pikë për kokë, duhet të bëjnë kujdes duke nënvlerësuar dy skuadra që luftojnë për t'u renditur sa më mirë këtë kampionat.

Në fakt, sipas rregullores së shpërndarjes së parave për të drejtat televizive, gjithçka varet me renditjen finale të kampionatit, sa i përket edicionit 2019-2020. Kështu, vendi i dhjetë (Sassuolo aktualisht) sjell 6,3 mln euro, i 11-ti (SPAL) 5,5 mln euro, i 12-ti 5 mln euro, i 13-ti 4,6 mln euro dhe i 14-ti 4,1 mln euro.

Praktikisht, në xhiron e 3 pikëve, janë pesë skuadra për vendin e dhjetë, pra për 2,5 mln euro më shumë . Sassuolo dhe SPAL duhet të mbrohen nga parakalimi i Bolognas, Cagliarit dhe Parmas.

(Kosova Sot Online)