Shënon në minutën e 92-të dhe ia mohon play-offin ekipit të babait të vet
Futbolli dhe familja u ndeshen në Venezeula, ku Gianluca Maldonado shënoi një gol në minutën e fundit të ndeshjes, i cili ia mohoi një vend në play-off ekipit të babait të tij.
Puerto Cabello, e udhëhequr nga Carlos Maldonado, po fitonte 2:1 ndaj Deportivo Tachira në ligën elitare venezuelase, por i biri i Carlos, Gianluca shënoi një gol të bukur në minutën e 92-të për ta barazuar rezultatin, transmeton Gazeta Express.
Por në vend se ta festonte golin dramatik, ai shpërtheu në vaj dhe i mbuloi sytë më fanellë.
Gianluca e gjeti veten në një situatë të pazakontë dhe nuk u duk aspak i lumtur pas shënimit të golit.
Në Primera Division të Venezuelës, tetë ekipet e para luajnë në play-off për titull.
Goli i Gianlucas nënkupton se ekipi i babait të tij nuk ia del të futet në play-off për një fije floku pasi mbetet në pozitën e nëntë në renditje.
Antes de dormir...
— Raúl Orvañanos (@RaulOrvananos) May 21, 2019
Qué les parece este golazo de Giancarlo Maldonado, viejo conocido del fútbol mexicano...
pic.twitter.com/KKWNVfDhMF