Guardiola në rrugë për t’u bërë trajneri më i suksesshëm në futboll

  • 22 May 2019 - 23:47
Guardiola në rrugë për t’u bërë trajneri më i suksesshëm në futboll

Pep Guardiola është në rrugë për t’i thyer të gjitha rekordet për t’u bërë trajneri më i suksesshëm në histori të futbollit.

Trajneri spanjoll shkroi historinë në futbollin anglez këtë sezon, pasi skuadra e tij Manchester City u bë ekipi i parë që e fiton tripletën vendore.

City e fitoi Premierligë, Carabao Cup dhe League Cup. Kjo nënkupton se Guardiola e ka çuar në 27 numrin e përgjithshëm të trofeve të fituar në karrierë si trajner që prej e nisi punën së pari me Barcelonën në sezonin 2008/09.

Kjo e bën Guardiolën trajnerin e katërt më të suksesshëm në histori të sportit. Vetëm Sir Alex Ferguson (48), Lucescu (32) dhe Lobanovskyi (29), janë më shumë tituj se spanjolli.

(Kosova Sot Online)