Topi i Artë ia dhuron Modricit edhe një vit në Real Madrid

  • 23 May 2019 - 10:14
Topi i Artë ia dhuron Modricit edhe një vit në Real Madrid

Së pari ishte Toni Kroos, pastaj Nacho Fernandez e lojtari i fundit që zyrtarisht ka kontratë të re me Real Madridin është Luka Modrici. Kroati ka arritur marrëveshje për të gjitha detajet në kontratën deri në vitin 2021 dhe në ditët në vijim do ta nënshkruajë formalisht kontratën e re.

Njëra ndër klauzolat në kontratën e Luka Modricit ishte që nëse ai e fiton Topin e Artë, kontrata e tij do të zgjatej për një sezon. Për shkak të sezonit të dobët, klubi nuk e ka bërë zyrtar këtë marrëveshje, mirëpo pritet ta bëjë këtë gjë në ditët në vijim.

Për dallim nga vera e kaluar, këtë herë nuk pritet të ketë spekulime për të ardhmen e Modricit, pasi që kroati është i përqendruar që të kthehet në formën e tij më të mirë për sezonin e ardhshëm.

Vitin e kaluar, ai i fitoi të gjitha çmimet për lojtarin më të mirë të vitit, për shkak të triumfit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe arritjes në finale të Kupës së Botës me Kroacinë.

Pas Kampionatit Botëror, atë e ndoqën spekulimet për një transferim të mundshëm në Inter. Por, lodhja nga të gjitha këtu gjëra që ndodhën verës ndikoi që Modrici të mos jetë në nivelin e tij më të mirë të lojës për sezoni 2018/19.

Por, Modrici e ka besimin e Zinedine Zidanit dhe të gjithëve në Real Madrid, kështu që ai nuk dëshiron t’i zhgënjejë tifozët e klubit, të cilëve dëshiron t’ua shpaguajë sezonin e keq që e pati me “Los Blancos”. 

(Kosova Sot Online)