Tifozi i dehur i klubit anglez sulmon punonjësen e sigurimit

  • 23 May 2019 - 11:05
Tifozi i dehur i klubit anglez sulmon punonjësen e sigurimit

Një tifoz i dehur i Derby Countyt e goditi në fytyrë një punonjëse të sigurimit, pasi nuk ishte lejuar të hynte në stadiumin ‘’Liberty”.

Incidenti në fjalë i kap nga kamerat në ndeshjen e fundit në shtëpi të Swansea Cityt për sezonin 2018/19. Swansea e priste Derby Countyn, që drejtohet nga Frank Lampard, për këtë ndeshje

Tifozi i Derbyt, Edward Dylan Price, nga Aberporth, nuk ishte lejuar të hynte në stadiumin për shkak të gjendjes së tij të dehur. Ai filloi të zihej me punonjësen e sigurimit, Iona James, dhe e goditi atë në fytyrë.

Price u shpall fajtor në akuzën për sulm fizik nga gjykata angleze. Atij i është caktuar t’i shërbejë komunitetit për 12 muaj dhe të ndjekë orë për persona të varur nga alkooli për nëntë muaj.

Për më tepër, ai u gjobit me 50 funte, 50 të tjera u detyrua t’ia japë viktimës dhe nuk do të lejohet t’i përcjellë ndeshjet në Angli dhe në Uells gjatë tri vjetëve të ardhshme. 

(Kosova Sot Online)