“Bale ka nevojë për trajtim psikologjik”

  • 23 May 2019 - 11:15
“Bale ka nevojë për trajtim psikologjik”

Deklarata e Gareth Bale se futbollistët janë si robotë e ka ngjallur një debat të madh, veçanërisht në Spanjë. Një psikolog sportiv, Sergio Garcia, beson se ylli i Real Madridit duhet të marrë trajtim psikologjik.

Gareth Bale ka folur për jetën e futbollistit në një dokumentar të BT Sports, duke e kritikuar anën negative e të qenit futbollist dhe kontrollin e jetës që lojtari e humb për shkak të këtij profesioni

Bale, i cili nuk flet për të ardhmen e tij aspak të sigurt në Real Madrid në këtë dokumentar, u ankua se futbollistët nuk mund ta zgjedhin kalendarin siç mund ta bëjnë lojtarët e golfit dhe tenisit.

“Në futboll, ne jemi thjesht robotë. Ne nuk mund ta zgjedhin kalendarin siç e bëjnë në golf apo tenis. Ne nuk mund të zgjedhin çfarë të bëjmë apo kur. Ata na tregojnë gjithçka që duhet të bëjmë: ku të jemi dhe kur, çfarë të hamë dhe kur të hamë. Kështu ne e humbim kontrollin mbi jetën tonë”, shpjegoi Bale.

Psikologu Garcia beson se Bale ka kaluar shumë kohë larg fushës së blertë për shkak të lëndimeve dhe kjo është arsyeja që e ka shtyrë atë të bëjë deklaratë të tillë.

“Kur ke shumë lëndime, kjo është simptomë e mosbaraspeshës në tru. Mendoj se Bale ka nevojë për psikoterapi”, ka thënë psikologu sportiv Garcia për Radio Marca. 

(Kosova Sot Online)