Del Bosque: Mbappe më i arsyeshëm sesa Neymari

  • 23 May 2019 - 13:02
Del Bosque: Mbappe më i arsyeshëm sesa Neymari

Vicente del Bosque do të preferonte ta kishte Kylian Mbappen në skuadër para Neymarit, për shkak që beson se francezi është më i pjekur dhe është më i mirë në aspektin mendor për futboll.

Dy yjet e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe dhe Neymar, kanë qenë të përfolur për transferime të mundshme në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbappe i nxiti këto spekulime pas ndeshjes së fundit të sezonit me PSG-në, duke thënë se mund ta vazhdojë karrierën e tij te ndonjë klub tjetër me një projekt të ri.

Për dëshirën e Mbappes për të luajtur në Real Madrid ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i cili kishte punuar me francezin gjatë sezonit të tij të parë në PSG.

Në anën tjetër, për Neymarin thuhet se mund të transferohet në Real Madrid nëse Antoine Griezmann transferohet në PSG nga Atletico Madridi.

“Unë do ta transferoja Mbappen sepse ai duket më i arsyeshëm sesa Neymari. Neymari i frikëson edhe fëmijët kur e gjuan vetes gjithandej”, ka thënë ish-trajneri i Real Madridit dhe Spanjës.

(Kosova Sot Online)