City nis fuqishëm merkaton, 60 milionë euro për lojtarin e Juventusit

  • 23 May 2019 - 13:23
City nis fuqishëm merkaton, 60 milionë euro për lojtarin e Juventusit

Cancelo bëri një nisje shumë të mirë të sezonit te Juventusi, por pas janarit nisi rënia e formës së tij dhe kështu te “Zonja” po mendojnë shitjen.

Sipas asaj që raporton portugezja “Record”, City është gati të japë 60 milionë euro për mbrojtësin e krahut dhe Juventusi është predispozuar të pranojë. Flitet madje se është arritur akordi mes palëve.

Cancelo u ble për 40 milionë euro dhe Juventusi nëse e shet do të fitojë brenda një sezoni 20 milionë euro nga një lojtar.

Çdo gjë do të varet nga trajneri i ri i Juventusit, që ende po kërkohet. Nëse ai do të aprovojë shitjen, pritet të bëhet që në muajin e parë të merkatos.

(Kosova Sot Online)